Nëse Donald Trump mposhtet në zgjedhjet presidenciale nuk është e sigurt nëse transferimi i pushtetit do të bëhet në mënyrë paqësore. Është ky shqetësimi që ka ngritur Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një prononcim për median amerikane CBS News.
“Ai thotë atë që thotë. Ne nuk e marrim seriozisht. Nëse ai humbet, ai do të thotë se zgjedhjet do të jenë vjedhur. Shikoni se çfarë po përpiqen të bëjnë tani në zonat zgjedhore lokale ku njerëzit numërojnë votat. Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton.”
Trump ka folur shpesh herë për zgjedhjet e nëntorit. Kur u pyet gjatë debatit të qershorit përballë Joe Biden, nëse ai do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, Trump tha se do t'i pranonte rezultatet "nëse do të ishin zgjedhje të drejta, ligjore".
Ish-presidenti më pas vazhdoi të pretendonte në mënyrë të rreme se "mashtrimi dhe gjithçka tjetër ishte qesharake" në zgjedhjet e 2020.
Ndërkohë, stafi elektoral i Donald Trump ka të tjera shqetësime. Burimet për Reuters nga kampi i Donald Trump theksuan ngrenë tre shqetësime: vonesat në nxjerrjen e spoteve të kritikave kundër Harris, të cilat shihen si kyçe për të vënë në dukje dobësitë e perceptuara të kundërshtarit; dyshimet midis disa liderëve dhe donatorëve republikanë për zgjedhjen e senatorit JD Vance si kandidat; dhe shqetësimet për vetë Trumpin, ndërsa ai shkel përpjekjet e këshilltarëve të tij për të përcaktuar Harrisin bazuar në pozicionet e saj politike.
Trump, ka një rritje në mbështetje nga votuesit e bardhë. Rreth 50% zgjodhën Trump në sondazhet e korrikut, nga 46% në maj dhe qershor. Harris kishte mbështetjen e 38% të votuesve të bardhë në korrik, krahasuar me 36% në maj dhe qershor. (A2 Televizion)