"Një komuniste!", Elon Musk sulmon Kamala Harris

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 12:54 | Bota

"Një komuniste!", Elon Musk sulmon Kamala Harris

Elon Musk, themeluesi multimiliarder i Tesla Inc., ka nisur një sulm publik ndaj Zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, e cila po garon për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Musk kritikoi në X Harris, duke e etiketuar atë si "komuniste". 

Në postimin e tij, Musk tha: “Kamala është fjalë për fjalë një komuniste. Ajo nuk dëshiron thjesht mundësi të barabarta, por rezultate të barabarta.

Megjithatë, shumë njerëz nuk u pajtuan me mendimin e Musk, duke u kundërpërgjigjur në postimin e tij. “Kur do të ndaloni së përdoruri fjalët komunizëm dhe socializëm për të përshkruar fenomene në shoqëri që nuk kanë lidhje me këtë koncept?”; “Kjo deklaratë nuk është e saktë. Kamala Harris është anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk ka shprehur mbështetje për ideologjinë komuniste”, ishin disa nga komentet e bëra.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos