Bie kabina e teleferikut në Austri, 4 të plagosur rëndë

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 08:48 | Bota

Bie kabina e teleferikut në Austri, 4 të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku si pasojë e rënies së një kabine teleferiku u plagosën të paktën 4 persona, të gjithë shtetas danezë.

Ngjarja ndodhi në vendskijimin Hochoetz në Tirol në perëndim të Austrisë. Kabina e teleferikut ka rënë nga rreth 7 metra lartësi, pasi një pemë besohet të ketë prekur kabllon e saj rreth orës 10:20 të martën në mëngjes.

Mediat e huaja njoftojnë se, operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë sepse vendi ishte i pjerrët dhe i vështirë për punëtorët e urgjencës që të arrijnë deri atje.

“Gondola u rrëzua në një zonë shumë të gurtë, megjithëse zinxhiri i shpëtimit funksionoi shumë mirë. Shpëtimtarët arritën shumë shpejt në vendngjarje, por terreni e bëri atë shumë të vështirë dhe helikopterët nuk mund të arrinin atje shumë lehtë”, ka thënë Michaela Burger nga kompania e kabllove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos