Bllokada digjitale në Iran arrin në 672 orë

Nga A2 CNN
28 Mars 2026, 11:46 | Bota

Bllokada digjitale në Iran arrin në 672 orë

Bllokimi i internetit, i vendosur nga autoritetet iraniane në të gjithë vendin pasi nisën sulmet SHBA-Izrael, është zgjatur për një muaj të plotë, sipas grupit monitorues NetBlocks.

“Saktësisht një muaj më parë, të shtunën në mëngjes, më 28 shkurt, Irani u zhyt në errësirë digjitale pasi autoritetet ndërprenë aksesin në internetin global. Pas katër javësh të plota, 672 orësh, bllokada vazhdon, duke shkelur të drejtën e iranianëve për të komunikuar dhe për t’u informuar,” thuhet më tej.

Mungesa e internetit e bën të vështirë për civilët të komunikojnë dhe të paralajmërohen për sulmet që mund të ndodhin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos