Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 17:36 | Bota

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në regjim të ashpër 41-bis: Të lejohej të hante darkë pas orës 22:00. Kërkesa e tij u motivua thjesht me fjalët: “Sepse kështu jam mësuar”.

Por Gjykata e Kasacionit e refuzoi kërkesën, duke theksuar se rregullat e regjimit të 41-bis janë të rrepta dhe nuk lejojnë përjashtime, madje as për ushqim të preferuar. Sipas rregullores, pajisjet për gatim në qelitë e posaçme fiken në orën 20:00.

53 vjeçari Piromalli kishte kërkuar të përgatiste pjata tradicionale, duke u mbështetur në të drejtën për “ushqim të përshtatshëm për kushtet personale”. Por drejtësia italiane nuk lejoi asnjë përjashtim.

Rasti rikujton skandale të mëparshme si ai i burgut Poggioreale, ku disa të burgosur kishin përfituar trajtim luksoz. Me këtë vendim, Gjykata dha një mesazh të qartë se 41-bis nuk është hotel, por një regjim i hekurt ku nuk lejohet asnjë privilegj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos