Protestuesit e PD-së u vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog

Nga A2 CNN
24 Tetor 2026, 12:50 | Politikë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën ulëseve të

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë nisur protestën para Kryeministrisë në Tiranë, mes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesave për dorëheqjen e tij.

Menjëherë pas grumbullimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër qeverisë.

Situata është tensionuar më tej, kur disa prej tyre u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri kishte vendosur para godinës si simbolikë dhe ftesë për dialog me protestuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos