Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret, ngjarje e rëndë në Napoli

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 11:33 | Bota

Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret, ngjarje e rëndë në

Një krim në familje tronditi Napolin në orët e para të mëngjesit, ku një grua goditi për vdekje bashkëshortin e saj 59-vjeçar me thikë.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja thuhet se veproi në vetëmbrojtje, por rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta, pasi trupi i burrit të saj u gjet në shtratin e tij.

Gruaja u dërgua në Spitalin Vecchio Pellegrini në gjendje kritike, por jeta e saj nuk është në rrezik. Ajo u arrestua menjëherë pas kësaj. Sipas burimeve lokale, vajza e çiftit ishte dëshmitare e incidentit.

Në dëshminë e gruas, e cila është ende duke u verifikuar, thuhet se ajo u sulmua dhe u plagos nga bashkëshorti i saj dhe, në një përpjekje për t'u mbrojtur, e goditi për vdekje atë me thikë. Ishte vetë gruaja që kontaktoi shërbimet e urgjencës, duke i lejuar policisë dhe personelit mjekësor të ndërhynin menjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos