Pas gazit, Rusia do të furnizojë me më shumë naftë Kinën përmes Kazakistanit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 08:38 | Bota

Pas gazit, Rusia do të furnizojë me më shumë naftë

Pas gazit, Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet edhe në fushën e naftës. Prodhuesi më i madh i naftës në Rusi, Rosneft ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar Pekinin me 2.5 milionë ton shtesë naftë në vit përmes Kazakistanit.

Kjo është bërë e ditur nga ministri rus i Energjisë Sergey Tsivilyov në një intervistë me televizionin Rossiya-24 gjatë Forumit Ekonomik Lindor.

"Marrëveshja u nënshkrua gjithashtu nga Rosneft dhe homologët e saj kinezë për furnizimin shtesë prej 2.5 milionë ton naftë përmes Kazakistanit", tha ministri.

Rusia ka thelluar lidhjet tregtare dhe politike me Kinën pas përçarjes me Perëndimin për shkak të konfliktit në Ukrainë. Kina dhe India janë bërë blerësit më të mëdhenj të naftës ruse në vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos