Buxheti republikan në SHBA, maratonë votimesh përballë kundërshtimit të demokratëve

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 10:08 | Bota

Buxheti republikan në SHBA, maratonë votimesh përballë

Senatorët thonë se janë të gatshëm të punojnë gjatë gjithë natës për të miratuar një buxhet qeveritar në përputhje me axhendën e Presidentit Donald Trump.

Senati do të debatojë për një paketë prej 340 miliardë dollarësh, për të cilin ekipi i Presidentit Trump thotë se është e nevojshme për përpjekjet e dëbimeve masive të imigrantëve të paligjshëm dhe masat e sigurisë që përcakton axhenda republikane.

Përmes një maratone votimesh, senatorët do të thonë fjalën e tyre për orë të tëra për secilin amendament, duke përdorur taktika të ndryshme politike, kryesisht nga demokratët në përpjekje për të frenuar miratimin e paketës.

Edhe nëse paketa miratohet nga Senati, ende ka nevojë të shkrihet me atë të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila po përgatit projektligjin që përfshin rreth 4.5 trilion dollarë ulje taksash dhe deri në 2 trilion dollarë më pak shpenzime buxhetore./ VOA (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos