Caktohet data dhe vendi, takim Trump-Putin në tokën amerikane

Nga A2 CNN
9 Gusht 2025, 08:01 | Bota
Caktohet data dhe vendi, takim Trump-Putin në tokën amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen në Alaskë të premten e ardhshme për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë.

Trump njoftoi për takimin e 15 gushtit në rrjetet sociale dhe më pas ky informacion u konfirmua nga një zëdhënës i Kremlinit, i cili tha se vendndodhja ishte “mjaft logjike”, duke pasur parasysh afërsinë relative të Alaskës me Rusinë.

Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Ukraina.

Njoftimi për takimin erdhi vetëm disa orë pasi Trump kishte sinjalizuar se Ukraina mund të detyrohet të dorëzojë një pjesë të territorit për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi me pushtimin në shkallë të plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022.

“Po flasim për territore që janë luftuar për tre vjet e gjysmë, shumë rusë kanë vdekur. Shumë ukrainas kanë vdekur,” tha Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë.

“Është shumë e ndërlikuar. Do të marrim disa territore mbrapsht, disa do të shkëmbehen. Do të ketë një ndërrim territoresh, në të mirë të të dyja palëve".

Presidenti amerikan nuk dha detaje të mëtejshme mbi atë se si do të dukej një propozim i tillë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos