"Luftë" për një pako ushqime, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 18:59 | Bota

"Luftë" për një pako ushqime, ballkoni shembet dhe

Një ballkon i një pallati në Gaza City u shemb ndërsa dhjetëra palestinezë u përpoqën të merrnin produkte nga një pako me ndihma humanitare që kishte rënë në çatinë e një restoranti.

Si pasojë e incidentit kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas një videoje që qarkullon në internet incidenti ndodhi kur një pako me ndihmë humanitare që ishte hedhur me parashutë nga një aeroplan u bllokua në çatinë e ndërtesës.

Pakoja ra në një ballkon, vendndodhja e të cilit u identifikua përmes gjeolokacionit. Qindra palestinezë nxituan drejt vendit të ngjarjes dhe shumë prej tyre u ngjitën në të në një përpjekje të dëshpëruar për të arritur kutitë e ndihmave. Ndërsa pesha u rrit, ballkoni filloi të përkulej përpara se të shembej mbi ata që ishin në tokë.


Avionë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Gjermania, Belgjika, Franca dhe për herë të parë Holanda hodhën sot 72 paleta me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, sipas ushtrisë izraelite. Çdo paletë përmban rreth një ton ushqim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos