Përgatitjet për të organizuar një takim mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin tani janë duke u zhvilluar me shpejtësi, sipas CNN.
CNN thotë se ka një "optimizëm të rinovuar" në Moskë se negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë tani do të zënë vendin e dytë, në vend të marrëveshjeve ekonomike "potencialisht fitimprurëse" SHBA-Rusi.
Po asbtu bëhet me dije se këto diskutime tashmë po shtrohen me dyer të mbyllura, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov drejtuan raundin e parë të bisedimeve SHBA-Rusi muajin e kaluar në Arabinë Saudite, duke lënë mënjanë Ukrainën.
Presidenti Trump është zotuar që të arrijë një marrëveshje paqeje në Ukrainë, pas diskutimeve me liderët e dy vendeve.
Po ashtu Trump ka kërkuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky një marrëveshje për mineralet, që do i lejonte SHBA-ve akses në miliarda dollarë burime nëntokësore të Ukrainës.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt shkoi keq, ku situata ishte e tensionuar me Presidentin amerikan që kritikoi ashpër homologun ukrainas. (A2 Televizion)