Dështon Europa, ministri britanik: Nuk ka paqe 1-mujore në Ukrainë

Nga Erjon Dervishi
3 Mars 2025, 12:16 | Bota

Dështon Europa, ministri britanik: Nuk ka paqe 1-mujore në

Europa ka dështuar në arritjen e një plani afatgjatë për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar Luke Pollard ka thënë për BBC, se "asnjë marrëveshje" nuk është bërë midis francezëve dhe britanikëve për një propozim armëpushimi njëmujor të Ukrainës, e cila është raportuar më parë nga mediat ndërkombëtare.

I pyetur për planin, të cilën Macron e bëri publik për “Le Figaro”, Luke Pollard i tha BBC: se "Ky nuk është një plan që ne e njohim aktualisht". Ai shton se “një sërë opsionesh të ndryshme” po diskutohen “privatisht”.

Pollard shtoi se ajo që ka rëndësi është ndërtimi i një plani që sjell paqe të qëndrueshme "sa më shpejt të jetë e mundur". Ai gjithashtu i tha BBC se SHBA është "një aleat kyç" dhe "do të ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar", duke përmendur "marrëdhëniet e thella të mbrojtjes" midis dy vendeve. Reagimi i Pollard vjen pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer mbajti një samit të liderëve evropianë për të diskutuar arritjen e paqes në Ukrainë, vetëm dy ditë pas vizitës dramatike të Presidentit të Ukrainës Volodymr Zelensky në Uashington DC, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, në dritën e zhvillimeve të reja, Kremlini ka bërë të ditur se perëndimi po shkërmoqet.

"Ne shohim se Perëndimi kolektiv ka filluar të humbasë pjesërisht kolektivitetin e tij. Ka filluar një lloj copëzimi i Perëndimit kolektiv, një formim i pozicioneve të nuancuara të një sërë vendesh dhe grupesh vendesh. Mbetet një grup vendesh, që më tepër përbën palën e luftës, e cila deklaron se janë të gatshëm të mbështesin më tej Ukrainën në drejtim të mbështetjes së luftës", tha Sergei Lavrov, Zëdhënës i Putin.

Sakaq, bëhet e ditur se forcat ruse goditën një kamp trajnimi ukrainas, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime, njoftoi komandanti i forcave tokësore të Kievit. Gjenerali nuk e dha numrin e viktimave apo të plagosurve, por sipas mediave ukrainase duke cituar dy burime nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës - ka "disa dhjetëra të vdekur dhe deri në njëqind të plagosur". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos