Dhjetëra persona, të dyshuar për ndarje të informacioneve sensitive me Izraelin, janë arrestuar në zona të ndryshme të Iranit.
Lajmin e bënë të ditur mediat lokale të dielën, teksa avionët amerikanë dhe izraelitë vijojnë të shënjestrojnë objektivë të tjerë në vend.
Në Iranin veriperëndimor, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim u vunë në pranga të paktën 20 vetë, nën akuzën se i kanë zbuluar Izraelit detaje mbi vendodhjen e aseteve ushtarake dhe të sigurisë në Izrael.
Në zonën verilindore të Iranit, e cila mbetet realitivisht e paprekur nga sulmet ajrore, Tasnim raportoi 10 arrestime të dielën, me disa që akuzohen për grumbullim të informacioneve ose lokacioneve sensitive dhe mbi infrastrukturën ekonomike, shkruan A2.
Po ashtu, rrjeti i lajmeve të studentëve raportoi se 3 vetë ishin burgosur në provincën perëndimore të Lorestan.
Një burim tha për agjencinë e lajmeve Reuters këtë javë se Izraeli kishte shënejstruar postoblloqe të sigurisë bazuar në udhëzimet e informatorëve në terren, çka përfaqëson një fazë të re të sulmeve ndaj Iranit. (A2 Televizion)