Qeveria e Haitit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi mijëra të burgosur u arratisën nga burgu i saj më i madh si pasojë e dhunës mes bandave.
Rebelim ekstreme midis grupeve kriminale ka tronditur kombin e Karaibeve prej muajsh.
Sipas ministrit të financave, i cili shërben edhe si kryeministër në detyrë, përplasja ka shkaktuar vdekje dhe lëndime në mesin e stafit të burgut.
Një burim i Kombeve të Bashkuara tha se rreth 3,500 të burgosur besohet se janë arratisur nga burgu kombëtar i Haitit gjatë fundjavës.
Sipas po të njëjtit burim, në burg kishte 3 687 të burgosur. Burime të shumta thanë për rrjetin amerikan CNN, se rritja e fundit e dhunës, e cila filloi të enjten dhe që ka shënjestruar stacionet e policisë, aeroportin ndërkombëtar dhe burgun, është e paprecedentë në vitet e fundit.
Prej vitesh, Haiti është përfshirë nga trazira të brendshme sociale dhe politike duke çuar në rrënimin e vendit.
Dhuna është përshkallëzuar më tej që nga vrasja e Presidentit të Haitit në shtëpinë e tij në vitin 2021. Ai nuk është zëvendësuar dhe zgjedhjet nuk mbahen që nga viti 2016. (A2 Televizion)