Dita bëhet natë për 4 minuta, miliona njerëz shijojnë pamjen e eklipsit total diellor

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 22:38 | Bota

Mbarë bota përjetoi fenomenin e eklipsit të diellit. Mbi 300 milion njerëz patën mundësi të shikonin eklipsin, qoftë edhe të pjesshëm.

Pak pas orës 19:00, miliona njerëz panë Hënën të kalonte përballë Diellit, ndërsa eklipsi total u bë i dukshëm në rajonet e Amerikës Qendrore dhe Veriore. Ky proces nisi nga Oqeani Paqësor.

Rruga e eklipsit kaloi në Meksikën në qytetin Sinaloa, si vendi më i përshtatshëm për të parë procesin e eklipsit. Më tej eklipsi vazhdoi në SHBA përmes Teksasit e më pas vijoi edhe në verilindje duke kaluar nëpër Kanada.

Mundësia e njerëzve për të parë një eklips të plotë diellor është shumë më i rrallë. Eklipsi i së hënës ishte eklipsi i rrallë në këtë shekull sepse ishte i pari i dukshëm në të tre vendet e Amerikës së Veriut: SHBA, Kanada dhe Meksikë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos