Do të digjte sinagogën, policia ekzekuton autorin

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 09:35 | Bota

Do të digjte sinagogën, policia ekzekuton autorin

Policia franceze eliminoi një person të armatosur që po përpiqej t'i vinte zjarrin një sinagoge në qytetin verior të Rouen.

Lajmi u njoftua nga ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Policia kombëtare e Rouen-it neutralizoi, herët këtë mëngjes, një individ të armatosur, i cili në mënyrë të qartë donte t'i vinte zjarrin sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në X.

Një burim tha se burri, ende i paidentifikuar refuzoi thirrjet e policisë për t’u dorëzuar dhe tentoi të sulmonte efektivë, të cilët reaguan duke e qëlluar me pistoletë. Agresori ndërroi jetë në vendngjarje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos