
Ish-drejtoresha e AKSH-it, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
Karçanaj duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ndërsa ndaj saj është caktuar edhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe i është sekuestruar pasaporta.
Më herët, Karçanaj ndodhej nën masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e masës pas rekursit të palës mbrojtëse. (A2 Televizion)