Turqia dënon me 42 vjet burg liderin kurd, Demirtas 

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 08:10 | Bota

Turqia dënon me 42 vjet burg liderin kurd, Demirtas 

Një gjykatë në Ankara ka dënuar me 42 vite burg liderin kurd, Selahattin Demirtas.

Lideri i kurdëve u shpall fajtor për shkatërrim të unitetit dhe integritetit territorial të shtetit dhe nxitje të publikut për të mos iu bindur ligjit, kjo në lidhje me një miting të organizuar nga Demirtas në vitin 2016.

I dënuar më parë për akuza të tjera, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut kishte kërkuar në vitin 2018 lirimin e politikanit, ish-bashkëpresident i pro-HDP kurde.

Demirtas qëndron pas hekurave që prej vitit 2016. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos