“Do të marrim gjakun e iranianëve të vrarë”, lideri i ri suprem jep urdhrin e parë: Hakmarrje totale

Nga Xhevahir Qardaku
12 Mars 2026, 15:30 | Bota

Pas ditësh heshtje, ka ardhur fjalimi i parë nga lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Kamenei. Ajatollahu është zotuar që të vazhdojë luftën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ndërsa lëshoi urdhrin e parë për Gardën Revolucionare, ushtrinë dhe popullin.

“Gjiri i Hormuzit, rruga tretare detare do të qëndrojë mbyllur si mjet presioni”, theksoi Kamenei duke i bërë thirrje popullit Iranian për unitet të plotë, shkruan A2 CNN. Mesazhi i liderit suprem është lexuar nga një spiker në televizionin publik të Iranit.

“Të gjitha bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen ose do të sulmohen”, kërcënoi Moxhtaba Kamenei. Lideri suprem tha se Irani nuk do të hezitojë që të “marrë hak për gjakun e derdhur të iranianëve” që janë vrarë. Ajatollahu paralajmëroi SHBA-të dhe Izraelin që të paguajnë një kompensim të majmë për veprimet e tyre. Kamenei nuk i përmendi me emër këto shtete, por iu referuar si “armiqtë”.

“Nëse nuk marrim kompensim nga ata, ne do të vazhdojmë që të shkatërrojmë pronat e tyre, ashtu siç kanë bërë ata me tonat”, kërcënoi ai. Moxhtaba Kamenei ishte plagosur në këmbë në fillim të sulmeve Amerikane dhe Izraelite më 28 shkurt, kur iu vranë babai Ali Kamenei, mamaja dhe gruaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos