Raca dhe gjinia në universitete/ “Tronditet” Trump, 17 shtete në Amerikë padisin Presidentin

Nga Xhevahir Qardaku
12 Mars 2026, 14:48 | Bota

Raca dhe gjinia në universitete/ “Tronditet” Trump, 17 shtete

Një koalicion prej 17 shtetesh amerikane ka ngritur padi kundër administratës së Donald Trump, lidhur me kërkesën për mbledhjen e të dhënave mbi racën dhe gjininë e aplikantëve në universitetet amerikane.

Vendimi i Departmentit të Edukimit në SHBA kërkon që kolegjet të raportojnë gjithashtu rezultatet e testeve dhe mesataret e notave të kandidatëve, shkruan A2.

Autoritetet federale thonë se masa synon të sigurojë që institucionet të mos përdorin racën në procesin e pranimit, pas vendimit të Gjykatës Supreme në vitin 2023 që ndaloi këtë praktikë.

Prokurorët e përgjithshëm të shteteve paditëse argumentojnë se kërkesa krijon barrë të panevojshme për universitetet.

Ndërkohë, Departamenti i Arsimit thekson se taksapaguesit meritojnë transparencë mbi mënyrën se si përdoren fondet publike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos