Drejt skadimit ultimatumi i vendosur ndaj Iranit. A po mendon Trump për një rrugëdalje?

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 23:16 | Bota

Drejt skadimit ultimatumi i vendosur ndaj Iranit. A po mendon Trump për

Presidenti Donald Trump mund të jetë duke shqyrtuar një rrugëdalje për të ulur tensionet e luftës me Iranin, pikërisht në momentet kur afati i vendosur prej tij po shkon drejt skadimit, raporton A2CNN. 

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të martën se Trump është “në dijeni” të një propozimi nga Pakistani për ta shtyrë me dy javë afatin e ultimatumit ndaj Iranit, me synimin për të hapur rrugën drejt një armëpushimi të përkohshëm mes palëve.

Sipas BBC, propozimi, ende i pakonfirmuar zyrtarisht, parashikon një armëpushim dyjavor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike kyçe për tregtinë globale të naftës. Më pas, do të pasonin negociata për t’i dhënë fund përfundimisht konfliktit.

Megjithatë, gjatë një deklarate për mediat, Trump shmangu dhënien e detajeve konkrete mbi bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, duke u kufizuar vetëm me pohimin se palët janë të përfshira në “negociata të nxehta”.

Ora vendimtare po afrohet. Trump i ka dhënë Iranit afat deri në orën 20:00 për të arritur një marrëveshje, duke paralajmëruar se në të kundërt do të pasojë një sulm që, sipas tij, do të shkatërronte urat dhe centralet energjetike të vendit.

Retorika e tij është ashpërsuar më tej, teksa ai paralajmëroi se “një qytetërim i tërë mund të shuhet” nëse nuk arrihet marrëveshje, një deklaratë që ka ndezur reagime të forta në opinionin publik dhe në arenën ndërkombëtare.

Tashmë, ndërsa afati po numëron orët e fundit, presioni mbi Trump rritet ndjeshëm: A do të zgjedhë ai rrugën e diplomacisë, apo do të çojë përpara kërcënimin për përshkallëzim të konfliktit? Bota pret përgjigjen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos