Pensionistët i bëjnë më mirë hesapet. Me këtë shprehje, kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës që kishte lënë sallën ndërsa prezantoi buxhetin. “Jua kam thënë qysh në fjalën time të parë në këtë Kuvend si kryeministër: Mos i bëni shqiptarët për budallenj, se shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës. Dhe faktikisht, ujë në bisht të lugës kanë marrë në gjithë këto vite”, tha Rama, përcjell A2 CNN.
Duke deklaruar se do të fitojë zgjedhjet në 9 maj, ai paraqiti ndryshimet në vitin e ardhshëm, nga rritja e pensioneve, bonusi për ta, projekti i strehimit, ulja e taksës për pagat deri në 300 mijë lekë, pordhe rritja e taksës për të pasurit dhe vilat luksoze.
“Dhe, sikundër e konfirmoi edhe zonja Tabaku, do të marrin edhe në 9 maj koston e jetesës për familjet shqiptare, duke lehtësuar barrën fiskale për shtresën e mesme dhe duke vazhduar të rrisim mbështetjen për pensionistët dhe për ata që janë më në nevojë. Këta që nuk janë këtu, bashkë me ca që kanë mbetur, janë pikërisht ata që në historinë e këtij vendi do të mbeten si hapësit e gropave, gropave të qeverisjes së parë dhe gropave të qeverisjes së dytë. Ndërkohë që historia do të flasë për ne si ndërtuesit e Shqipërisë europiane.
Me 6% për 54 produkte të shportës ushqimore, për bukën, për qumështin, për miellin, për vezët, për mishin, për peshkun, mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë më pak. Prandaj e mbajmë të pandryshuar ne tatimin 15% të fitimit të sipërmarrjes, por ama rrisim tatimin mbi dividendin nga 8% në 15%.
Sepse ekonomia e rritur na jep mundësinë që 32 mijë tatimpaguesve që i përkasin shtresës së mesme, ne t'ua ngremë pragun e sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë dhe t'u japim mundësinë këtyre profesionistëve që të ndihen më mirë në vendin e tyre dhe që kjo shtresë të vazhdojë të zgjerohet, duke pasur një barrë fiskale më të ulët. Sepse sot ekonomia na jep këtë mundësi”, shtoi ai.
“Ndërkohë që për pjesën e pagës mbi 700 mijë lekë, ne shkojmë me një normë taksimi në 30%. E qarkullimit në çmimin e karburantit duam t'ia ulim çmimin në pompë me 32 lekë për litër, duke e zhvendosur taksën tek automjeti dhe, faktikisht, duke e lidhur më drejtpërdrejt edhe me karakteristikat e automjetit. Me llogaritë e tyre kokë më kokë, pensionistët e dinë më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të rrisësh një ekonomi me mund dhe të shpërndash atë që del nga mundi, të dyfishojmë rritjen e vitit që po lëmë pas”. (A2 Televizion)