Gjatë fjalës në Kuvend, ku komentoi paketën fiskale, kreu demokrat Sali Berisha tha se me këtë paketë do rriten më shumë çmimet dhe taksat, duke i zhytur shqiptaret me shume në varfëri. Sipas kryedemokratit raporti i EUROSTAT për Shqipërinë është alarmant.
“10 miliardë vjedhje me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve. A jetoni në Shqipëri apo jo? A e dini ju se Eurostati deklaroi dje se për shqiptarët të ardhurat janë rritur, por varfëria është shtuar? A e dini, o qytetarë, pse ka ndodhur kjo? Sepse është pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2.200.000 shqiptarë”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.
“Por, po t'i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Europë. Maqedonasit blejnë me çmime që janë 60% e çmimeve europiane, ndërsa shqiptarët blejnë me çmime që janë 110% e çmimeve europiane. Po pse? Sepse padrinua, me kartelet e drogës, e ka zhytur Shqipërinë në narkoeuro dhe narkodollarë”. (A2 Televizion)