Droni rus sulmon Çernobilin, Vance kërcënon Kremlinin: Do sjellim trupat në Ukrainë

Nga Erjon Dervishi
14 Shkurt 2025, 14:17 | Bota

Një dron rus thuhet se ka dëmtuar inkubaturën mbrojtëse të termocentralit të Çernobilit në Ukrainë duke shkaktuar panik tek ukrainasit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi të premten në Platformën X një fakt të tillë. Rritja e nivelit të rrezatimit nuk është zbuluar deri më tani, theksoi Zelensky dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Situata po monitorohet vazhdimisht, tha presidenti ukrainas. Megjithatë, sipas një vlerësimi fillestar dëmi është i konsiderueshëm. I vetmi vend në botë që sulmon vende të tilla, pushton termocentralet bërthamore dhe bën luftë pavarësisht nga pasojat është Rusia, shkroi ai. "Ky është një kërcënim terrorist për të gjithë botën."

Kremlini, nga ana e tij ka mohuar një sulm rus në termocentralin bërthamor. Nuk dihen rrethanat e sakta të sulmit”, theksoi Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Unë e di një gjë: Nuk mund të ndodhë që të kryhen sulme kundër ndonjë objekti të infrastrukturës bërthamore ose infrastrukturës së energjisë bërthamore. Prandaj, të gjitha këto pretendime janë të rreme. Ushtria ruse nuk bën gjëra të tilla”, vuri në dukje Peskov. 

Sakaq, nga Mynihu, i pranishëm në Konferencën e Sigurisë, Zëvendës Presidenti i SHBA, JD Vance ka kërcënuar Rusinë me sanksione dhe veprime të mundshme ushtarake nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk bie dakord për një marrëveshje afatgjatë paqeje që garanton pavarësinë e Ukrainës.

"Ka leva ekonomike dhe, natyrisht, leva ushtarake" që SHBA mund të përdorin kundër Putinit, tha Vance në intervistën me Wall Street Journal.

Vance shtoi se opsioni i dërgimit të trupave ushtarake amerikane në Ukrainë, nëse dështojnë negociatat, do të jetë një opsion i diskutueshëm e cila do të merret në konsideratë në vitet javët në vijim. Vance ka hedhur kështu poshtë pretendimin e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegsesh për mos dërgim të trupave ushtarake në Ukrainë.

Në vijim të intervistës, Vance ka inkurajuar partitë politike gjermane që të bashkëpunojnë me partinë e ekstremit të djathtë gjerman, AFD. Ai gjithashtu dëshiron të bëjë thirrje për përqafimin e rritjes së politikës anti-establishment, kthimin në vlerat tradicionale dhe dhënien fund të krimit të emigrantëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos