Shpërthim dhe zjarr në sarkofagun e ri të Çernobilit, Zelensky: Ishte dron rus!

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 08:51 | Bota

Shpërthim dhe zjarr në sarkofagun e ri të Çernobilit,

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi sot se një shpërthim u dëgjua mbrëmë nga sarkofagu i ri që mbron atë që ka mbetur nga reaktori i katërt i termocentralit bërthamor të Çernobilit.

Sipas të njëjtit burim, shpërthimi shkaktoi zjarr, por radioaktiviteti  brenda dhe jashtë Çernobilit mbetet në nivele të qëndrueshme dhe normale, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Për këtë ngjarje, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky fajëson rusët. Ai thotë se ata sulmuan Çernobilin me një dron që mbante eksploziv. Presidenti ukrainas foli për dëme të konsiderueshme të sarkofagut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos