Marina e Salvadorit arriti të sekuestrojë rreth tre tonë drogë të llojit kokainë në dy operacione policore të ndryshme në det që përfunduan me gjashtë persona të arrestuar.
Oficerët kanë gjetur qindra pako me kokainë në departamentin jugor të La Paz-it, pasi kapën dy varka, në dy operacione të veçanta të kryera më 19 dhe 24 maj.
Sipas raportimeve, droga e sekuestruar nëse do të dilte në tregjet ku kishte destinacionin do të arrinte një vlerë prej 67.5 milionë dollarësh.
Gjashtë të arrestuarit ishin persona me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve nga Meksika, Kolumbia dhe Ekuadori. (A2 Televizion)