Administrata Biden është ende duke vlerësuar nëse sulmi izraelit që vrau 45 palestinezë të zhvendosur në një qytet me tenda në Rafah të dielën, përbën një shkelje të "vijës së kuqe" të. Këtë e raporton Axios, duke cituar dy drejtues amerikanë.
Në fillim të majit, presidenti amerikan Joe Biden kishte kërcënuar se do të pezullonte dorëzimin e disa armëve sulmuese amerikane, nëse Izraeli do të fillonte një operacion të gjerë në Rafah duke hyrë në qytet, ku sipas burimeve palestineze ndodhen tani tanket izraelite.
Ndërkohë Izraeli u ka dhënë ndërmjetësuesve nga Egjipti, Katari dhe SHBA një propozim "zyrtar të shkruar dhe të përditësuar" për një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve. Kjo u raportua nga gazetari Barak Ravid i Axios, sipas të cilit propozimi tregon më shumë fleksibilitet për "numrin e pengjeve të gjalla" që do të lirohen dhe gjithashtu "gatishmërinë për të diskutuar kërkesën e Hamasit për qetësi të qëndrueshme në Gaza". Tani – sipas të njëjtit burim – Katari do të takohet me Hamasin në Doha. (A2 Televizion)