“Dyert janë të hapura”, Blinken: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 08:45 | Bota

“Dyert janë të hapura”, Blinken: Ukraina do të

“Dyert e NATO-s mbeten të hapura për Ukrainën dhe ajo do të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut”. Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke konfirmuar qëndrimin e Uashingtonit zyrtar gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Uashington, por pa deklaruar një datë fikse.

Kreu i diplomacisë amerikane theksoi se procesi që është vërejtur në kohë rekord fillimisht me Finlandën dhe tani me Suedinë, tregon se dyert e NATO-s janë të hapura dhe mbeten të hapura, përfshirë edhe Ukrainën, e cila do të bëhet anëtare e NATO-s.

Ai vuri në dukje se agresioni i Putinit kundër Ukrainës i shtyn vendet evropiane t'i bashkohen Aleancës për të mbrojtur qytetarët dhe sovranitetin e tyre.

Siç është raportuar, në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Ukraina do të bëhej anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por së pari duhej të fitonte luftën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos