Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk.
Siç njoftoi guvernatori rajonal në Telegram, rreth 30 persona të tjerë u plagosën kur ura hekurudhore u shemb dhe nxori nga shinat një tren pranë kufirit ukrainas.
Kompania shtetërore hekurudhore ia atribuon shembjen "ndërhyrjes së paligjshme".
Sipas guvernatorit, të plagosurit u trajtuan në spitale. Dy nga të plagosurit, përfshirë një fëmijë, janë në gjendje të rëndë. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, depot e municioneve, rezervuarët dhe depot e naftës në rajonin kufitar rus kanë qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të dyshuara dhe janë përfshirë nga flakët.
Rusia fajësoi Ukrainën për këtë tragjedi pa ofruar asnjë provë. Kievi gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje. (A2 Televizion)