Forcat amerikane goditën sot një anije të kartelit të drogës venezuelian që po shkonte drejt Shteteve të Bashkuara. Vetë Presidenti amerikan Donald Trump e njoftoi aksionin përmes një postimi në platformën Truth Social.
Presidenti amerikan tha se tre persona në bord u vranë, duke shtuar se operacioni u krye në ujëra ndërkombëtare.
"Sulmi u nis ndërsa këta narko-terroristë të konfirmuar venezuelianë ishin në ujëra ndërkombëtare duke transportuar drogë në Shtetet e Bashkuara", shkroi Trump në postimin e tij.
Ai përsëriti se kartelet e drogës përfaqësojnë "një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, si dhe për interesat jetësore amerikane".
Postimi i tij u shoqërua nga një video 27 sekondëshe që ku shfaqet momenti i goditjes së varkës, e cila mund të shihet duke u djegur pas shpërthimit.
#ATENCIÓN | El presidente Donald Trump confirma un segundo ataque de Estados Unidos contra una embarcación de Venezuela que transportaba drogas en aguas internacionales del Caribe. "Resultó en 3 terroristas masculinos abatidos", dijo. https://t.co/fcFbGKzsMo pic.twitter.com/tj1o2EbriO
— NTN24 (@NTN24) September 15, 2025
Më herët gjatë këtij muaji, forcat amerikane goditën një motoskaf që dyshohej se mbante drogë, duke vrarë 11 persona në bord, të cilët u identifikuan si anëtarë të bandës Tren de Aragua, por që Karakasi e mohoi lidhjen me ta.
Sakaq, më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro, denoncoi "sjelljen agresive" të Shteteve të Bashkuara, duke sqaruar se "kjo nuk është çështje tensioni" midis dy vendeve, por agresion ushtarak nga ana e Uashingtonit.
Maduro shtoi se nuk ka komunikim midis dy qeverive, duke ia hedhur të gjithë fajin Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)