E pazakontë për Dubain, vendpushimi ekzotik përmbytet pas shiut dhe breshërit

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 14:41 | Bota

Banorët e Abu Dhabit dhe Dubait si rrallë herë janë zgjuar herët këtë të hënë nga zhurma e rrufeve, bubullimave dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Që pa gdhirë pjesë të ndryshme të Abu Dhabit u zbardhën nga breshri, ndërsa Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka lëshuar një alarm kuq për të paralajmëruar për më shumë shira deri në orën 18:00.

Rrymat perëndimore kanë bërë që vendpushimet luksoze të Lindjes së Mesme të përshkohen si rrallë herë nga masa ajrore të ftohta dhe moti me shi të rrëmbyer.

Kabineti i Emirateve të Bashkuara Arabe kishte njoftuar tashmë mbylljen e të gjitha departamenteve qeveritare dhe institucioneve arsimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos