Emigrantët, Egjipti dhe Bangladeshi përfshihen në draftin e BE-së si vende të sigurta

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 18:00 | Bota

Emigrantët, Egjipti dhe Bangladeshi përfshihen në draftin e

Egjipti dhe Bangladeshi thuhet se janë ndër shtatë vendet e origjinës të përcaktuara nga Komisioni Evropian si "të sigurta" për riatdhesimin e emigrantëve në listën e përkohshme që do t'u shpërndahet vendeve anëtare në orët e ardhshme.

Kjo është ajo që del nga draft dokumenti. Në listë përfshihen edhe Kolumbia, Tunizia, Maroku, India dhe Kosova.

Italia e rishkroi listën e saj më 25 tetor 2024 me një dekret, duke reduktuar vendet e konsideruara të sigurta nga 22 në 19. Këto janë: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Kepi Verde, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Serbia, Mali i Zi. Për qytetarët e vendeve të sigurta, ekziston shqyrtimi me përparësi i kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare dhe dallime të tjera të rëndësishme në procedurë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos