Fluturimi i parë nga një ekuipazh i përbërë nga femrat i Blue Origin, ku protagoniste janë këngëtarja Katy Perry dhe e dashura e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, ka përfunduar me sukses. Mjeti fluturues i kompanisë së hapësirës ajrore në pronësi të Bezos, u ngrit sot në orën 9:30 të mëngjesit nga shkretëtira e Teksasit dhe fluturimi në hapësirë zgjati 11 minuta.
Ekuipazhi VIP synon të inkurajojë gratë që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të ndjekin karrierën në shkencë, por në fakt duket si një festë beqarie e nivelit të lartë.
Krahas Sànchez ishin edhe këngëtarja Katy Perry, prezantuesja televizive Gayle King, fytyra historike e CBS Morning, producentja e filmit Kerianne Flynn, ish-shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe dhe aktivistja për të drejtat civile e nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, Amanda Nguyen.
Që nga koha e Valentina Tereshkova, gruaja e parë që fluturoi vetëm në hapësirë në vitin 1963 , një ekuipazh hapësinor nuk ishte i përbërë tërësisht nga gra. Megjithatë, këtë herë ata janë civilë, turistë hapësinorë dhe jo astronautë profesionistë.
Të veshur me kostume hapësinore blu të ngushta, 6 gratë VIP hipën në raketën New Shepard për të përjetuar së bashku përvojën e kalimit të skajit të atmosferës së Tokës. Misioni zgjati vetëm 11 minuta, koha e nevojshme për të kaluar vijën Kármán (kufiri simbolik i hapësirës) në 106 kilometra lartësi dhe për të përjetuar emocionin e mungesës së peshës për disa minuta. Emocioni u shoqërua me të qeshura dhe britma gëzimi kur ato arritën në Tokë, ndërsa gjatë ngjitjes Bezos i ndiqte me frikë në sytë e tij.
View this post on Instagram
Tre minuta pas ngritjes, kapsula u nda nga raketa, e cila u kthye në Tokë. Anija kozmike, megjithatë - plotësisht autonome - vazhdoi udhëtimin e saj deri në arritjen e lartësisë së vendosur. Në minutën e katërt të fluturimit, pasagjerët zgjidhën rripat e sigurimit për të notuar në mungesë peshe dhe për të admiruar Tokën, duke përjetuar afërsisht tre minuta mikrogravitet . Ashtu siç ishte planifikuar, kapsula u kthye butësisht në Tokë në një ulje me parashutë pranë vendit të nisjes në shkretëtirën e Teksasit Perëndimor. Rihyrja e kapsulës, me tre parashuta për të ngadalësuar zbritjen, gjithashtu shkoi sipas planit.
New Shepard - 18 metra e gjatë - është një mjet autonom, pa pilot, i pajisur me një motor të quajtur BE-3 që e lejon atë të ecë në hapësirë deri në katër herë më shumë se shpejtësia e zërit (Mach 4) si dhe të kthehet në bazë, duke u ngadalësuar në 8 kilometra në orë.
Kapsula është e pajisur me dritare të mëdha për të shijuar pamjen dhe tashmë ka ngjitur disa personalitete në hapësirë, duke përfshirë vetë Jeff Bezos, aktorin e Star Trek, William Shatner, ish-kampionin e NFL-së Michael Strahan dhe Laura Shepard Churchley, vajza e Alan Shepard, amerikani i parë që fluturoi në hapësirë. Vetë Jeff Bezos inauguroi epokën e turizmit hapësinor me fluturimin e 20 korrikut 2021.
Lauren Sanchez e dizajoni vetë kostumin e hapësirës, me ndihmën e dy stilistëve, Fernando Garcia dhe Laura Kim bashkëthemeluesit e kompanisë Monse, të cilët janë drejtorë krijues të Oscar de la Renta.
“Ne rishpikëm veshjet e astronautëve”, shpjegoi Sanchez, duke komentuar faktin se kostumet janë shumë të ngushta. “Unë mendoj se kostumet janë elegante”, tha zonja Bezos. Kostumet blu të errët janë zbukuruar me një logo të NASA-s, një me mbiemrin e tyre dhe logon e Blue Origin poshtë krahut. (A2 Televizion)