BE po punon për paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 17:14 | Bota

BE po punon për paketën e 17-të të sanksioneve kundër

Ministrat e Jashtëm të Evropës kanë diskutuar ditën e sotme në Luksemburg për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Andrii Sybiha, ministri i Jashtëm i Ukrainës, ishte planifikuar të bashkohej në takimin, të kryesuar nga shefja e punëve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Pak momente më parë zonja Kallas ka thënë se BE po punon për një paketë të 17-të sanksionesh kundër Rusisë, shkruan A2 CNN.

"Të gjithë ata që duan që vrasja të ndalet duhet të bëjnë presionin maksimal," tha ajo më herët.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rusia kreu një sulm të madh në qytetin Sumy të Ukrainës, ku mbetën të vdekur disa persona.

Megjithë përpjekjet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, një marrëveshje armëpushimi ende është larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos