Epidemia e Ebolës në Kongo, mbi 500 të vdekur sipas OBSH-së

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 18:58 | Bota

Epidemia e Ebolës në Kongo, mbi 500 të vdekur sipas OBSH-së

Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka shkaktuar mbi 500 viktima, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), bazuar në të dhënat e autoriteteve shëndetësore të vendit.

Sipas raportit të datës 4 korrik, në vend janë regjistruar 506 vdekje dhe 1,561 raste të konfirmuara të infektimit. Ndërkohë, në Ugandën fqinje situata mbetet më e kontrolluar, me dy viktima nga gjithsej 20 raste të konfirmuara.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se shpërthimi aktual, i 17-ti në Republikën Demokratike të Kongos, është shpallur zyrtarisht më 15 maj dhe është shkaktuar nga lloji Bundibugyo i virusit të Ebolës, për të cilin aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik.

Ebola është një sëmundje e rëndë infektive që shkakton ethe hemorragjike dhe ka qenë përgjegjëse për mijëra viktima në Afrikë gjatë dekadave të fundit. Sipas të dhënave historike, mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje në 50 vitet e fundit.

Një nga shpërthimet më të rënda në Kongo është regjistruar në periudhën 2018–2020, kur u raportuan rreth 3,500 raste dhe afro 2,300 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos