
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së zhvilluar këtë të diel në Tiranë.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se AMP, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas AMP-së, ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor, pranë Hotel Dajtit, ku deputeti 56-vjeçar dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë. (A2 Televizion)