
Protesta e opozitës në Tiranë vijon prej orëve të para të paradites mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Pas situatës së tensionuar para Kryeministrisë, forcat e policisë kanë arritur të marrin kontrollin e Sheshit Skënderbej, ndërsa përdorimi masiv i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë zhvillimeve, disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, duke përshkallëzuar më tej situatën. (A2 Televizion)