Donald Trump ka paraqitur një kërkesë të re në Apel për të shlyer dënimin e tij në çështjen Stormy Daniels, për të cilën gjykatësi Juan Merchan vendosi dënimin e presidentit të sapozgjedhur në 10 janar.
Trump thërret edhe një herë imunitetin presidencial, të mohuar nga magjistrati dhe në çdo rast kërkon shtyrjen e dënimit derisa të vendosë një gjykatë më e lartë.
NBC Neës duke cituar një dokument të paraqitur nga mbrojtja në Gjykatën e Apelit të Shtetit të Nju Jorkut, ka zbuluar lëvizjen e fundit të presidentit të zgjedhur amerikan, shkruan A2.
Avokatët e Trump, në veçanti, i kanë kërkuar gjyqtarit Merchan që të anulojë seancën e së premtes dhe të pezullojë çdo afat tjetër gjyqi derisa të zgjidhen plotësisht sfidat e imunitetit presidencial.
Merchan hodhi poshtë kërkesën e Trump për të pushuar çështjen javën e kaluar, duke urdhëruar që dënimi për 34 akuzat e falsifikimit të të dhënave të biznesit të vazhdojë këtë javë, përpara se Trump të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë, përcjell A2.
Duke vepruar kështu, gjykatësi tha gjithashtu se nuk kishte ndërmend të dënonte Trump me ndonjë dënim dhe ishte i prirur të jepte një dënim me liri të pakushtëzuar. (A2 Televizion)