Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pas ndryshimit të emrit të tij në rrjetin social X, duke e bërë “Kekius Maximus”.
Ky sipërmarrës, njëherësh mbështetës i madh i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk ka dhënë ndonjë sqarim pse e ka ndryshuar emrin dhe fotografinë e profilit, një imazh humoristik që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.
Ky hap ka aktivizuar botën e kriptovalutave, pasi vlera e valutës “Memecoin”, valutë digjitale e inspiruar nga imazhet e tilla humoristike në internet që e ka emrin “Bretkosa Pepe”, ka pësuar rritje të menjëhershme.
Musk ka ndikuar në vlerën e kriptovalutave edhe në të kaluarën, përmes komenteve që ka bërë në rrjetet sociale, mirëpo tani nuk dihet qëllimi i tij i saktë. (A2 Televizion)