Çfarë i thanë Trump-it deputeti arab dhe kolegu i tij izraelit, që u përzunë nga salla

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 13:49 | Bota

Çfarë i thanë Trump-it deputeti arab dhe kolegu i tij izraelit,

Pamjet e regjistruara gjatë fjalimit të Donald Trump në Parlamentin e Izraelit tregojnë momentin kur dy anëtarë të Knessetit u përjashtuan nga salla. Sipas një zëdhënësi të Knessetit, dy deputetët po mbanin një pankartë me mbishkrimin “Njih Palestinën”, gjë që përbën shkelje të rregullave të brendshme të parlamentit izraelit, të cilat ndalojnë ngritjen e pankartave apo shenjave brenda sallës plenare.

Deputetët e përjashtuar janë Ayman Odeh, kryetar i partisë arabe Hadash, dhe Ofer Cassif, i vetmi ligjvënës hebre që bën pjesë në një parti arabe, përcjell A2 CNN.

Ndërsa dy deputetët po shoqëroheshin jashtë nga rojet e rendit, disa anëtarë të tjerë të Knessetit u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorasin me zë të lartë emrin e presidentit amerikan, duke thirrur: “Trump! Trump!”.

Incidenti ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik izraelit, mes atyre që e shohin si shprehje të lirë politike dhe atyre që e konsiderojnë një provokim të papërshtatshëm gjatë një fjalimi zyrtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos