22 protestuesit e arrestuar në protestën e të martës, nisin seancat për masat e sigurisë

Nga Armand Bajrami
16 Tetor 2026, 09:02 | Kronikë

22 protestuesit e arrestuar në protestën e të martës, nisin

Në Gjykatën e Tiranës kanë nisur seancat gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 22 protestuesve të arrestuar pas protestës së së martës në kryeqytet.

Për arsye sigurie, seancat ndaj tyre do të zhvillohen veçmas nga njëra-tjetra.

Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Protestuesit hodhën gurë në drejtim të godinës dhe të policisë, si dhe shkulën gardhet metalike.

Gjatë protestës, sulmeve nuk u shpëtuan as disa biznese private, të cilat pësuan dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos