42 viktima pas rrëzimit të një autobusi në humnerë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 12:21 | Bota

42 viktima pas rrëzimit të një autobusi në humnerë

Dyzet e dy shtetas nga Zimbabve dhe Malavi humbën jetën pasi një autobus që po i çonte ata në shtëpi u përmbys në një rrugë në Afrikë të Jugut.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, ndërsa autobusi po lëvizte nëpër një pjesë malore të autostradës N1 në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, shprehu keqardhje për numrin e lartë të të vdekurve, ku përfshihen shtatë fëmijë, dhe tha se kjo nuk ishte vetëm një tragjedi për vendin, por edhe për "shtetet tona simotra, Zimbabvenë dhe Malavin".

Shkaku i aksidentit është i panjohur, por ka nisur një hetim. Sipas raportimeve, autobusi po udhëtonte nga qyteti Gqeberha në Kepin Lindor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos