Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 17:54 | Bota

Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

Numri i të vdekurve nga fentanili i kontaminuar i administruar në spitalet argjentinase ka arritur në mbi 100. Qeveria njoftoi lajmin, duke përmendur një laborator farmaceutik lokal si burimin e masakrës.

Që nga maji, vendi është përpjekur të përcaktojë se sa vdekje lidhen me furnizimet e kontaminuara të përdorura në spitalet në katër provinca dhe kryeqytetin, Buenos Aires.

Pas një hetimi, agjencia rregullatore farmaceutike e Argjentinës e mbylli laboratorin tre muaj para se të ndodhnin vdekjet e para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos