Fitoi me diferencë të vogël, Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Nga Erjon Dervishi
4 Janar 2025, 09:01 | Bota

Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pas një votimi të gjatë, i cili vuri në pah ndasitë në mesin e republikanëve të presidentit të zgjedhur Donald Trump. Fillimisht u duk sikur Johnson nuk e kishte shumicën e votave të nevojshme për ta mbajtur postin, megjithatë dy kundërshtarë republikanë e ndryshuan votën e tyre për ta mbështetur atë pas bisedimeve që zgjatën më shumë se gjysmë ore.

Ai u rizgjodh me 218 vota, me numrin minimal të votave të nevojshme. Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë. Ky votim është sprovë e hershme e aftësive të republikanëve për të qenë të bashkuar për ta çuar përpara agjendën e Trumpit për uljen e tatimeve dhe përforcimin e kufirit. Votimi e testoi gjithashtu edhe ndikimin e Trumpit ndaj Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ku disa republikanë kanë treguar tashmë gatishmëri për ta shpërfillur atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos