Fregata, avionë e dronë në Baltik, NATO: Do të mbrojmë infrastrukturën kundër Rusisë

Nga A2 CNN
14 Janar 2025, 16:55 | Bota

Fregata, avionë e dronë në Baltik, NATO: Do të mbrojmë

NATO do të dërgojë fregata, avionë patrulluese dhe dronë detarë në detin Baltik për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndërsa ka të drejtën të veprojë kundër çdo anije të dyshimtë që përbën kërcënim për sigurinë.

Kështu thanë pjesëtarët e aleancës të martën, në kundërpërgjigje të një serie aktesh sabotazhi që kanë shënjestruar kabllot e energjisë, lidhjet e telekomunikacionit dhe gazsjellësit nënujor.

Policia finlandeze konfiskoi një cisterne me naftë ruse muajin e kalur për të cilën tha se kishte dëmtuar linjën energjetike mes Finlandës dhe Estonisë, Eastlink 2, dhe 4 kabllo të telekomunikacionit, ndërsa tërhiqte spirancën e saj përgjatë shtratit të detit.

Po ashtu televizioni shtetëror polak raportoi të martën se një flotë hije e Rusisë kishte qarkulluar përreth gazsjellësit të Baltikut që transporton gazin nga Norvegjia në Poloni, edhe pse nuk pati raportime për dëme.

Pas një takimi 8 palësh të zhvilluar në Helsinki,  sekretari përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, tha se kërcënimet ndaj infrastrukturës së NATO do të kenë pasoja.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos