Gjenden të vdekur në banesë regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, autor i vrasjes dyshohet djali i tyre

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 07:09 | Bota

Gjenden të vdekur në banesë regjisori Rob Reiner dhe gruaja e

Regjisori Rob Reiner, 78 vjeç, dhe gruaja e tij Michele Singer, 68 vjeç, u gjetën të vdekur në rezidencën e tyre në Los Angeles.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, trupat tregonin plagë që përputheshin me një thikë, ndërsa autor i vrasjes, dyshohet djali i tyre Nick.

Lajmet e publikuara në media thonë se alarmi u dha rreth orës 3:30 pasdite sipas orës lokale, por kur mbërritën zjarrfikësit, ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen. Dera e përparme nuk tregonte shenja të hyrjes me forcë.

Rob Reiner është 78 vjeç dhe gruaja e tij, Michele, është 68 vjeçe.

Reiner drejtoi filma ikonikë si "Stand By Me", "The Princess Bride" dhe "When Harry Met Sally..." -- i fundit prej të cilëve e çoi atë te dashuria e jetës së tij.

Ndërsa po drejtonte filmin "When Harry Met Sally", Rob takoi Michele-n, një fotografe... dhe të dy u martuan në vitin 1989. Marrëdhënia e tyre e bindi Rob-in të ndryshonte fundin e komedisë romantike në mënyrë që personazhet e Billy Crystal dhe Meg Ryan të përfundonin bashkë.

Rob vazhdoi të ishte regjisor gjatë më shumë se 35 viteve të martesës së tyre. Ata kishin tre fëmijë së bashku; Jake, Nick dhe Romy. Rob ka gjithashtu një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos