Inflacioni “gërryen” të ardhurat, rritja ekonomike nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët

Nga Marjo Brakaj
7 Tetor 2026, 16:42 | Ekonomi

Rritja ekonomike e Shqipërisë nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët. Në një kohë që Prodhimi i Brendshëm bruto u zgjerua me mbi 3.5 për qind,, shpenzimet mujore të familjeve u shtuan me vetëm 2.3 për qind.

 “Duhet parë dhe analizuar se nga vjen kjo rritje. Pasi ka sektorë që kur ndodh rritja tek ata, kapitali përqendrohet vetëm te një pjesë e shoqërisë dhe pjesa tjetër mbetet në vendnumëro”, tha Eugen Musta, ekspert për ekonominë.

Edhe më shumë përforcohet teza në llogari fusin edhe inflacionin. Treguesi mesatari i zhvlerësimit të parasë përballë rritjes së çmimeve vjet ishte 2.2 për qind.

 “Pra familjet nuk është se patën më tepër para në xhepa, por thjesht shpenzimet u rritën nga inflacioni. Pra shqiptarët duket se kanë jetuar gjatë vitit 2025 më keq se sa gjatë 2024-s. Me pak fjalë, ndërsa çmimet janë rritur, shqiptarët kanë blerë më pak mallra e shërbime se sa gjatë vitit 2024”, tha  Musta.

Gati 40 për qind e asaj që një familje shqiptare shpenzoi gjatë 2025-s shkoi për t’u ushqyer. Në vendet e Rajonit ky tregues nuk e kalon nivelin e 27 për qind, ndërsa në Bashkimin Europian vetëm 15 për qind.

 “Fakti që pesha e shpenzimeve për ushqim në raport me totalin në vend është në nivele kaq të larta nuk do të thotë se shqiptarët ushqehen më mirë se qytetarët e tjerë të Europës apo Rajonit.”, shtoi Mustafa.

Për të ngushtuar sa më shumë hendekun me vendet euiropiane në drejtim të mirëqenies, BERZH rekomandon ndërmarrjen e reformave strukturore, zhvillimin e gjelbër, nxitjen e investimeve dhe frenimin e emigracionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos