Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin

Nga Marjo Brakaj
7 Tetor 2026, 16:31 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun.

Gjatë një konference për mediat, ku prezantoi vendimmarrjen e politikës monetare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se fokusi i raportit ka qenë ndikimi që mund të kenë çmimet në ekonomi.

Sejko paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare mund të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, si dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike.

“Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia jonë nga çmimet. Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja, do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike.

Ky parashikim bazohet në pritjet për përfundim të shpejtë të luftës.

Pasiguria mbetet e lartë, dhe balanca e rreziqeve është rritur, por Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare”, tha Sejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos