Një makinë ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermani, ka raportuar një agjenci lajmesh, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave të huaja, bwhet e ditur se shoferi ishte arrestuar pas incidentit në qytetin lindor të Magdeburgut.
Një zëdhënës i qeverisë lokale tha se disa njerëz ishin plagosur dhe disa mund të jenë vrarë, raportoi Reuters, duke cituar transmetuesin publik MDR.
Die Fachkraft von Magdeburg..... pic.twitter.com/NDZiWaiRBw
— Daniel (@DanielD19662449) December 20, 2024
Policia tha në ‘X’ se operacione të gjera për zbardhjen e ngjarjes po zhvilloheshin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
Tregu në qendër të qytetit ishte i mbyllur dhe raporte të mëtejshme deri në përfundim të hetimeve, shtoi policia, shkruan A2 CNN.
Magdeburg, i cili është në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti shtetëror i Saksoni-Anhalt dhe ka një popullsi prej rreth 240,000. (A2 Televizion)